image Lutfi Haziri pas koalicionit mes PDK-së e VV-së: Vullnet i funksionarëve

Politikë

Lutfi Haziri pas koalicionit mes PDK-së e VV-së: Vullnet i funksionarëve

news image

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur pas koalicionit mes PDK-së dhe VV-së për bashkëqeverisje në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri ka thënë se zgjedhja e partnerëve është vullnet i funksionarëve dhe jo i qytetarëve.

Ai tha se LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë.

Postimi i plotë:

Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve. LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë. LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit. VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!

/GazetaSinjali/