image Reagon Labinot Tahiri, publikon një video ku thuhet se nuk ka virus

Kosovë

Reagon Labinot Tahiri, publikon një video ku thuhet se nuk ka virus

news image

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, përsëri është përfshirë në një debat lidhur nëse ekziston COVID-19 apo jo, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ishte ndër organizatorët e protestave pasi qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e dasmave, derisa vazhdimisht ka mohuar ekzistimin e COVID-19.

Labi përmes faqes së tij në Facebook ka publikuar një video në të cilën mohohet virusi.

Këtë sëmundje ai e quan ‘kovid biznesi’.

“Ne viruse kemi pasur edhe më të renda se ky që po thonë tani, ama kaq poshtërsi sa me ua fyer inteligjencën gjithsecilit nuk ish dashtë me e pranu”, ka shkruar ai.

Kjo është video që publikoi Labi në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/