image Reagon kryetari i Vjenës pas sulmeve terroriste: Operacioni policor po vazhdon, qëndroni në shtëpi

Evropë

Reagon kryetari i Vjenës pas sulmeve terroriste: Operacioni policor po vazhdon, qëndroni në shtëpi

news image

Kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, ka reaguar pas sulmeve terroriste në këtë qytet, duke thënë se operacioni i gjerë policor është duke vazhduar, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë qetësinë.

“Të nderuar vjenezë. Ne ishim thellësisht të tronditur kur morëm informacion në lidhje me të shtënat në qytetin e brendshëm. Fotografitë janë tronditëse. Një operacion i gjerë policor është ende duke vazhduar. Edhe punëtorët e shpëtimit janë ende në detyrë. Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ruani qetësinë. Nëse jeni në zonën e brendshme të qytetit, qëndroni brenda”, shkroi Ludwig./Gazeta Sinjali/