image Reagon këshilltari i Albin Kurtit: Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi

Kosovë

Deklaratë/ Reagon këshilltari i Albin Kurtit: Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi

news image

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi, ka reaguar duke thënë se Qeverisë Kurti nuk i duhet mbrojtja e kryeministrit Rama për t’i mbrojtur nga ish- kryeministri Haradinaj duke theksuar se janë për bashkëpunim me opozitën dhe jo për armiqësi.

“Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar padrejtësisht dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të”, ka shkruar Zaimi.

Zaimi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtje por për bashkëpunim me opozitën për projekte të ardhshme.

Ndryshe, gjatë ditës Rama kishte reaguar me një shkrim në Twitter, duke i dalur në krah Albin Kurtit për largimin e taksës, ndërkaq reagimi i Ramush Haradinajt ishte i menjëhershëm duke thënë se Rama është i frustruar për shkak që sipas tij i ka prishur planin serbomadh./ Gazeta Sinjali/

Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar padrejtësisht dhe e shtypur, dhe…

Posted by Arbër Zaimi on Sunday, March 1, 2020