image Reagon Jahjaga: Turp të ju vie atyre që po mundohen të përfitojnë mbi sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale

Kosovë

Sociale/ Reagon Jahjaga: Turp të ju vie atyre që po mundohen të përfitojnë mbi sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale

news image

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas rastit që një person ka fyer rëndë një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke e quajtur atë prostitutë pasi kjo e fundit ishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Jahjaga ka thënë se është turp për ata që për qëllime dhe përfitime të tjera po munohen të përfitojnë mbi sakrificën e kësaj kategorie të shoqërisë, shkruan Gazeta Sinjali

“Përderisa ne fituam shumë beteja, trupi juaj u shndërrua në fushëbetejë. Përderisa të gjithë ne e gëzuam lirinë dhe pavarësinë, ju ende vazhdoni të jetoni në heshtje. Turpi nuk është mbi Ju! Turpi është mbi ata/ato që vazhdojne t’ju stigmatizojnë. Ju jeni HEROINAT tona, jeni krenaria jonë! Turp të ju vie atyre, që për qëllime dhe përfitime të tjera mundohen të përfitojnë mbi sakrificën tuaj”, ka shkruar Jahjaga.

Ndryshe, ish-presidentja edhe gjatë kohës sa ishte në krye të shtetit ishte angazhuar për drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Konsiderohet se numri i grave shqiptare të dhunuara gjatë luftës është rreth 20 mijë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/2946004738821983