image Jahjaga për Albright: Luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci

Politikë

Jahjaga për Albright: Luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci

news image

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Madeleine Albright, një lidere e shquar, një luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci”, ka shkruar ajo.

“Një model, frymëzim dhe mike e dashur për mua. Do ta nderojmë e kujtojmë përherë trashëgiminë tuaj. Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, ka shkruar Jahjaga.

/GazetaSinjali/