image Reagon Hoti për policin e plagosur në Prishtinë: Sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme

Politikë

Reagon Hoti për policin e plagosur në Prishtinë: Sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për policin i cili u plagos sot nga hajnat në Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se Policia e Kosovës është Institucioni më i besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit, gjersa zyrtarit të plagosur, i uroi shërim të shpejtë.

“Policia e Kosovës është Institucioni më i besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit. Zyrtarit policor i cili u plagos sot gjatë kryerjes së detyrës, i dëshiroj shërim sa më të shpejtë. Dua të theksoj se, integriteti fizik i policit është i pacenueshëm dhe sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme”, shkruan Hoti.

/Gazeta Sinjali/