Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel sot ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Ai ka shkruar se vendi i tij shpreh keqardhje që s’u arrit një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të pranojnë propozimin e BE-së për kompromis.
“Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve – dhe në veçanti Kosovës – të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, ka shkruar ai në Twitter.
“Ajo [Franca] nxit palët që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Guerot.