Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar me incidente të mëdha shkruan Sinjali Sport.
Teksa portieri i Gjilanit barazoi shifrat në fund të ndeshjes me një gol nga korneri, portieri kundërshtar më pas është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, me pretekstin se po e vononte ndeshjen.
Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe portieri ishte dërguar në ambulancë.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja në fushë, për më keq kur u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Ai gjithashtu ka shprehur keqardhjen e tij për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i ka uruar shërim të shpejtë duke shpresuar se skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.