As bota e sportit nuk ka mbetur pa u solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit tragjik që ua mori jetët rreth 50 njerëzve, mes tyre edhe fëmijë.
Së fundmi, klubi i madh italian, Interi, ka reaguar për tragjedinë e cila e goditi Shqipërinë të martën e 26 nëntorit, shkuran Gazeta Sinjali.
“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Mendimet tona u shkojnë atyre, të dashurve të tyre dhe të gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësish të mëdha”, shkruan klubi zikaltër në Twitter. /Gazeta Sinjali/