Rashit Qalaj nuk është më drejtor i Policisë së Kosovës, kjo me një vendim të kryeministrit, Avdullah Hoti, që caktoi Samedin Mehmetin si u.d. drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se arsyeja e shkarkimit të Qalaj është Haki Rugova, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës që u arrestua ditë më parë me dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
“Haki Rugova e shkarkoi drejtorin e policisë”, shkroi Bajqinovci në Facebook. /Gazeta Sinjali/