image Reagon "Besa Trans" pas raportimeve se kontrabanduan benzinë, naftë apo mjete piroteknike

Rajon

Reagon “Besa Trans” pas raportimeve se kontrabanduan benzinë, naftë apo mjete piroteknike

news image

Kompania e autobusit që u aksidentua në Bullgari ‘Besa Trans’, ku mbetën të vdekur 46 persona ka reaguar pas raportimeve se në bagazhin e këtij autobusi ka pasur kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një reagimi në Facebook, kjo kompani ka demantuar raportimet për një gjë të tillë. ‘Spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur’, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese.

Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se media maqedonase Alsat ka raportuar se ka dyshime se në autobusin e “Besa Transi” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit.

Ekspertët e trafikut, duke përfshirë sekretarin e sigurimit të qytetit të Pernikut, Vasko Pirgov, thanë se autobusi ka qenë dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm. /GazetaSinjali/