image Reagon Bekim Jashari pasi fotografia e Besarta Jasharit vendoset në Prishtinë

Kosovë

Reagon Bekim Jashari pasi fotografia e Besarta Jasharit vendoset në Prishtinë

news image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se fotografia e motrës së tij, Besarta Jashari është duke u përdorur për motive politike.

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motrës sime, Besarta Jashari”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Jashari e ka cilëuar si të papranueshme dhe jo etike keqpërdorimin e personalitetit të motrës së tij, Besartës, për qëllime të caktuara politike.

Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdo qoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluarës sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”.

Gjithashtu ai iu ka bërë thirrje organeve të rendit si dhe KQZ-së që ta verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

/GazetaSinjali/