Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke i konsideruar veprimet e Beogradit si akte kriminale, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.
“Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar ai.
Tutje Basha ka shtuar se mbështet Kosovën dhe ka bërë thirrje që të reagojë qeveria shqiptare. /Gazeta Sinjali/