image Reagon Albin Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Politikë

Reagon Albin Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është e papranueshme.

Kurti ka shkruar se pas ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve në 2 komuna për shkak të pandemisë dhe lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë është i papranueshëm.

“Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërkohë që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj për shkak të COVID-19 është i papranueshëm. Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërkohë që Presidenti dhe Qeveria e tij e paligjshme kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërkaq, kujtojmë që zgjedhjet në Podujevë janë anuluar për shkak të COVID-19./ Gazeta Sinjali/