image Reagojnë prindërit e nuses që vdiq në dhomën e gjumit vetëm pesë ditë pas martesës

Rajon

Shqipëri/ Reagojnë prindërit e nuses që vdiq në dhomën e gjumit vetëm pesë ditë pas martesës

news image

Vdekja e nuses se re Rezarta Hajdari, 19-vjecares që ndërroi jetë në shtrat, vetëm 5 ditë pasi kishte bërë dasmën, mbetet ende e mbushur me mister, prindërit e saj nuk besojnë në ngjarje aksidentale siç ka thënë dhëndri dhe bëjnë apel të fortë për drejtësi.

Ata duan të dinë pse vdiq vajza e tyre vetëm 5 ditë pasi e përcollën nuse në shtëpinë e burrit, Olsi Hajdarit, i cili tashme ka dale nga spitali, ku shkoi në gjendje të rendë dhe me shenja të qarta helmimi.

Gazetarja e “Panorama” raporton se pas dyshimeve të forta që ngriti që në fillim vëllai i viktimës, edhe prindërit e saj sot kanë dalë me disa deklarata.

“Nuk besojmë fare ne ngjarje aksidentale, shteti duhet të hetojë ngjarjen dhe të na japë përgjigje pse vdiq vajza jone”, – thonë ata, duke shprehur hapur mosbesim në variantin që dha dhëndri Olsi, që kishin vënë mangall në dhomë për t’u ngrohur e me pas nuk kuptoi me asgjë se çfarë ndodhi.

“Nuk e besojmë fare ketë variant, ne do të bëjmë kallëzim në prokurori”- kane thëne prindërit e te ndjerës.

Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dy dite me pare ka mundur të ndërgjegjësohet.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.