image Reagimi i Trumpit në momentin që Irani sulmoi bazat me ushtarë amerikanë

Botë

I paimpresionuar/ Reagimi i Trumpit në momentin që Irani sulmoi bazat me ushtarë amerikanë

news image

Konflikti SHBA-Iran ka qenë prej ditësh kryefjalë e mediave botërore. Dje në mëngjes me orën lokale, konflikti u përshkallëzua pasi Irani bombardoi me 22 raketa balistike dy baza ushtarake të SHBA në Irak, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sulmi u cilësua nga autoritetet iraniane si një kundërpërgjigje në shenjë hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit Suleimani javës që shkoi në Bagdat.

Ky moment, pra kur Irani sulmon bazat amerikane, është ndjekur nga Shtëpia e Bardhë nga presidenti Trump bashkë me ekipin e tij të sigurisë, si Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin, Sekretari i Mbrojtjes  Mark Esper etj.

Siç shihet edhe nga foto e publikuar nga gazetarja e CBS News, Norah O’Donnell bie në sy qëndrimi i Trump. Ai shfaqet i ‘ftohtë’, pa emocione dhe ndjek momentin me duar të kryqëzuara, teksa ndodhet në krye të tryezës me anëtarët kryesorë të takimit të ekipit të sigurisë.