Pronari i agjencionit për transportin e mallrave dhe udhëtarëve “Selo Tours”, Selajdin Janjeva, është vrarë sonte në Novi Pazar.
Në këtë rast, dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe baxhanaku i tij.
Derisa policia është në kërkim të të dyshuarve, ka ardhur reagimi i parë nga familja e të ndjerit.
Është nipi i Selajdinit, Sebajdin Janjeva, ai i cili ka reaguar për vdekjen e xhaxhait të tij.
“Dheu qoftë i lehtë për ty, Agj”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Selajdinit./Gazeta Sinjali/