Gjermania ka votuar për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në shtetin e tyre.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, të cilët treguan se ky vendim u aprovua me shumicë votash, raporton Gazeta Sinjali.
” Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.