image Reagimi i 18-vjeçarit kur lirohet nga akuzat për vrasje- (VIDEO)

Botë

Reagimi i 18-vjeçarit kur lirohet nga akuzat për vrasje- (VIDEO)

news image

18-vjeçari, Kyle Rittenhouse, i cili u akuzua për vrasje, tentativë vrasjeje dhe rrezikim të pakujdesshëm për vrasjen e dy burrave dhe plagosjen e një të treti në verën e vitit 2020 gjatë një trazirë racore në Wisconsin.

18-vjeçari të premten u lirua nga të gjitha akuzat pasi dëshmoi se ai veproi në vetëmbrojtje në të shtënat vdekjeprurëse në Kenosha.

I riu u emocionua dhe filloi të qaj kur e dëgjoi vendimin për lirimin nga akuzat për të shtënat e 25 gushtit të vitit 2020.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili ka thënë se është i “zemëruar”. Biden shprehu zhgënjim për këtë vendim përmes një deklarate me shkrim para se më parë t’u thoshte gazetarëve se e përkrah vendimin e trupit gjykues. /GazetaSinjali/