image Rasti Subvencionet/ Vetëm të dyshuarit që po "spiunojnë" te prokurori lirohen, të tjerët mbesin në paraburgim

Drejtësi

Rasti Subvencionet/ Vetëm të dyshuarit që po “spiunojnë” te prokurori lirohen, të tjerët mbesin në paraburgim

news image

Të gjithë të arrestuarit në rastin “Subvencionet 2021”, po vazhdojnë të mbesin nën masën e paraburgimit, përveç atyre që po bashkëpunojnë me prokurorinë, të cilëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, shkruan Gazeta Sinjali.

Kanë kaluar pothuajse shtatë muaj nga arrestimi i dhjetëra zyrtarëve e qytetarëve, si të dyshuar për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, mashtrim me subvencione dhe jo vetëm. Hetimet po zhvillohen me një ritëm tejet të ngadaltë, derisa të arrestuarit po vazhdojnë të mbesin në paraburgim.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se ajo që bie në sy është se Prokurori i kësaj çështje Rafet Halimi, ka dhënë pëlqimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit vetëm për ata të arrestuar që po bashkëpunojnë me prokurorin, apo siç po i referohen të paraburgosurit tjerë, që po “spiunojnë” për prokurorin.

Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë, se disa nga të arrestuarit tashmë janë shndërruar edhe në dëshmitarë bashkëpunues, vetëm e vetëm për të dalë nga masa e paraburgimit, meqë ky është kushti i imponuar nga prokurori i çështjes.

Natyrisht se një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe nxitë personat e arrestuar që të shpikin e shpifin për t’i siguruar vetes lirinë.

/GazetaSinjali/