COVID-19

Të infektuar

135

Të sheruar

16

Të vdekur

1

Hetimi/ Rasti i Arzana Krajës cilësohet si vdekje e dyshimtë

news image

Prokuroria e Kosovës e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë, rastin e vdekjes së regjisores kosovare Arzana Kraja.

Ajo u gjet sot në banesën e saj në lagjen “Kalabria” të Prishtinës pa shenja jete ndërkohë që deri më tash nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion ku pritet të ndriçohen rrethanat sesi ka ndëruar jetë regjisorja e re kosovare.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”

Ndërkohë konfirmimin për vdekjen e kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.

Arzana Kraja është vajza e akademikut kosovar njëherësh kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin