Ka dalë raporti i fundit për COVID-19 në Shqipëri, e ku është shënuar një rritje e numrit të rasteve të reja pozitive.
Gjatë ditës së djeshme ishin regjistruar 85 raste me koronavirus, kurse në 24 orët e fundit janë infektuar 279 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë dy persona.
Kurse, aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për COVID-19 73 pacientë.