Komuna më e prekur nga koronavirusi deri më tani është Vushtrria, e cila ka 178 raste aktive. Vetëm mbrëmë në këtë komunë janë konfirmuar edhe nëntë raste të reja pozitive.
Rastet e reja janë regjistruar sipas vendbanimit: 4 raste në fshatin Akrashticë, 2 raste në qytetin e Vushtrrisë, 2 raste në Reznik dhe 1 rast në Dobërlluk.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli tha se rastet e reja janë raste kontakti, kurse e gjendja e tyre është është stabile.
“Rastete e reja janë raste kontakti. Gjendja e pacientëve është stabile dhe shumica absolute pothuajse janë pa shenja klinike. Kurse, të gjithë të infektuarit janë në vetizolim”, ka thënë Meholli për Gazetën Sinjali.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar 1 mijë e 384 persona, prej tyre 921 janë shëruar dhe 32 të tjera kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 432./GazetaSinjali/