image Rast i rrallë: Lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë në Gjinekologji

Shëndetësi

Rast i rrallë: Lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë në Gjinekologji

news image

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur një foshnje me peshë rreth 6.5 kilogramë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë foshnje sot e ka lindur 30-vjeçarja nga Drenasi me operacion në këtë klinikë, ku shënohet si rast i rrallë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës është e mirë.

Njoftimi i plotë:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. /GazetaSinjali/