Një kalim i mundshëm I Milot Rashicës në Liverpool është përmendur shumë në mediat gjermane dhe ato angleze.
Rreth kësaj teme në ‘Fan Zone’ ka folur trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai tha se nuk përzihet në vendimet e lojtarëve por në kombëtare e dëshiron një lojtar që luan rregullisht.
‘Unë nuk mund t’i them një lojtari që merr një propozim nga Premier Liga të mos kalojë aty, por unë do të pranoja në Kombëtare një lojtar që aktivizohet rregullisht’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/