Futbollistët e Kombëtares së Kosovës Milot Rashica dhe Fidan Aliti kanë mbajtur një konferencën për shtyp para nisjes për në Plzen të Çekisë.
Milot Rashica është shprehur se mungesa e Vedat Muriqit është e madhe, por që në Çeki shkojnë për të fituar.
“Nuk kemi çfarë të humbim, duam të shkojmë në Çeki dhe të fitojmë. Mungesë e madhe do të jetë Vedat Muriqi, duke e ditur formën e mirë nëpër të cilën ka kaluar së fundmi. Por, ne do të mundohemi të fitojmë për tifozët, shtetin, Arbër Zenelin, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin”, ka thënë ai.
Kosova më 14 nëntor do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese me Republikën e Çekisë, ndeshje kjo e cila është vlefshme e Grupit A.
Kjo ndeshje është vendimtare për fatin e Kosovës për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kosova aktualisht renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Çekia në të dytën me 12 pikë./Gazeta Sinjali/