image Rashica me Werder Bremenin kërkojnë kalimin në finale të Kupës

Futboll

Rashica me Werder Bremenin kërkojnë kalimin në finale të Kupës

news image

Sot në mbrëmje në Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal) do të takohen Werder Bremen dhe RB Leipzig, shkruan Gazeta Sinjali.

Werderi do t’i bëjë konak njërës prej skuadrave më të mira gjermane në këto dy vitet e fundit, Leipzigut.

Bremeni si përparësi do të ketë vendin ku do të luhet, pasi që ky takim do të zhvillohet në “Weserstadion” nga ora 20:30.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica pritet që të fillojë ndeshjen nga minuta e parë.

Përballja tjetër e gjysmëfinales së Kupës do të zhvillohet nesër ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Holstein Kiel. /Gazeta Sinjali Sporti/