Përfaqësuesja e Kosovës sot është përballur me Maltën në kuadër të miqësores së dytë së qershorit, shkruan Sinjali Sport.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1, mirëpo në minutën e 82-të sulmuesi vushtrrias Milot Rashica kaloi Dardanët në epërsi, duke përfunduar takimi me rezultat 2-1.
Milot Rashica shënoi dy golat për reprezentacionin tonë, ndërsa Malta me Shaun Dimech shënoi golin e vetëm për ta në këtë ballafaqim.
Pasi mposhti San Marinon në miqësoren e parë para tre ditëve me rezultat 4-1, dardanët triumfuan për t’u motivuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.
Kosova do t’i luaj edhe dy ndeshje miqësore, mirëpo me lojtarë tjerë, ata të Superligës edhe disa tjerë që nuk kanë luajtur për përfaqësuesen më parë. /Gazeta Sinjali Sporti/