image Rashica: E nisëm ndeshjen shumë më mirë se lojën e kaluar, bëmë kombinime të mira

Futboll

Rashica: E nisëm ndeshjen shumë më mirë se lojën e kaluar, bëmë kombinime të mira

news image

Kosova triumfoi ndaj Irlandës Veriore në ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët triumfuan me rezultat 3-2 ndaj Irlandezëve, për të regjistruar fitoren e dytë në tre përballje.

Vedat Muriqi shënoi një dopietë, i përcjellur nga një i Zymer Bytyqit, nga golashënuesit dardanë në këtë ballafaqim.

Pas ndeshjes u deklarua Rashica:

“Besoj që e nisëm lojën shumë më mirë se lojën e kaluar, arritëm ta mbajmë topin sa më shumë, edhe bëmë kombinime të mira, arritëm të dalim në sulm shumë më shpejtë.

I pyetur për sfidën ndaj Greqisë, Rashica shtoi:

“E dimë që Greqia luan me stil të ndryshëm, por besoj qe sot kemi ba gjana të mira edhe kemi me hy me fitu ndeshjen”, u shpreh vushtrriasi.

/GazetaSinjaliSport/