image Javë interesante për shqiptarët që luajnë në ligat 'elitare' në Evropë

Futboll

Javë interesante për shqiptarët që luajnë në ligat ‘elitare’ në Evropë

news image

Kjo fundjavë pritet të jetë goxha interesante për lojtarët tanë që luajnë në ligat elitare në Evropë. Shumica prej tyre pritet të jenë startues sipas Sofascore.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Romes dhe Atalantas e cila do zhvillohet në kryeqytetin italian, shkruan Sinjali Sport.

Në këtë derbi përballen dy shqiptarët që po kalojnë formë të jashtëzakonshme, Kumbulla nën drejtimin e Mourinhos dhe Gjimshiti për Atalantan e cila e ka të domosdoshme fitorën që të futet në zonën Champions, e në këtë formë edhe të shkëputet nga Roma e cila është vetëm një pozitë mbrapa saj me një ndeshje më shumë por me tre pikë më pak.

Strakosha në portë dhe Hysaj në të majtë mund të jenë nga minuta e parë në lojë, në ndeshjen e ishullit italian, mes Cagliarit dhe Lazios, ku këta të fundit vlerësohen si favorit për ta fituar takimin sepse janë vetëm një pikë më pak se rivalët e tyre Roma, në pozitë të 6-të, pozitë kjo që u siguron garat evropiane.

Ndërkohë në Angli, Broja pritet përsëri të shkëlqejë pas golit që shënoi kundër West Ham-it para dy ditësh. Ai ka shënuar 6 gola deri tani në Premier Leauge dhe po kalon një formë fantastike.

Me gjasë edhe Rashica nën drejtimin e Smith do të përballet kundër Brentford-it. Ekipi i vushtrriasit do të luajë si vendas dhe e ka me patjetër ta fitojë këtë përballje sepse ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 17 pikë.

Një ndeshje e “nxehtë” do të jetë edhe ajo mes Bolognes dhe Torinos. Ekipet ndajnë pozitën 11 (Torino) dhe 12 (Bologna) me vetëm një pikë dallim. Vojvoda në këtë ndeshje do të luajë në krahun e majtë për mysafirët përballë lojtarëve të Mihajloviq.

Ndëra në Francë, në ndeshjen Lille – Clermont, Zhegrova me gjasë do të fillojë ndeshjen nga pankina për vendasit. Ekipi i Zhegrovës duhet ta fitojë këtë ndeshje dhe të “hakmerret” për ndeshjën e parë ku Clermont ua mori tre pikë pas fitores 1:0 në tetor. Takimi do të zhvillohet në ora 17:05.

Të dielen sytë do të jenë drejt ligës spanjolle për të parë se a do e gjejë rrjetën numri 7 i Mallorca-s, Vedat Muriqi, i cili si duket ka fituar zemrat e tifozëve ishullorë. Mallorca do të jetë mysafir i Celta Vigos dhe takimi do luhet në ora 18:30, në Estadio de Balaídos.

/GazetaSinjaliSporti/