image Shënoi golin e parë në Premier Ligë, kjo është nota me të cilën vlerësohet Rashica

Futboll

Shënoi golin e parë në Premier Ligë, kjo është nota me të cilën vlerësohet Rashica

news image

Ani pse shënoi në minutën 48′, kjo nuk i mjaftoi Norwich City-it që t’i shpëtojë humbjes nga Liverpool.

Liverpooli e ka mposhtur Norwichin me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 26-të në Premierligë, teksa Rashica ka shënuar golin e parë në ligën angleze.

Rashica gjeti i pari rrjetën në minutën 48′, por Liverpooli arriti ta përmbysë rezultatin dhe t’i marrë 3 pikë nga kjo javë.

Golat për Liverpoolin i shënuan: Mane 64′, Salah 67′ dhe Diaz 81′.

Ky është goli i dytë i Rashicës për fanellën e Norwich City-it, pasi të parin e ka shënuar në FA Cup.

Ky është vlerësimi sipas SofaScore, ku Rashica është vlerësuar me notën 7.2.



/GazetaSinjaliSporti/