Kosova triumfoi ndaj Irlandës Veriore në ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Dardanët triumfuan me rezultat 3-2 ndaj Irlandezëve, për të regjistruar fitoren e dytë në tre përballje.
Vedat Muriqi shënoi një dopietë, i përcjellur nga një i Zymer Bytyqit, nga golashënuesit dardanë në këtë ballafaqim.
Pas ndeshjes u deklarua Rashica:
“Besoj që e nisëm lojën shumë më mirë se lojën e kaluar, arritëm ta mbajmë topin sa më shumë, edhe bëmë kombinime të mira, arritëm të dalim në sulm shumë më shpejtë.“
I pyetur për sfidën ndaj Greqisë, Rashica shtoi:
“E dimë që Greqia luan me stil të ndryshëm, por besoj qe sot kemi ba gjana të mira edhe kemi me hy me fitu ndeshjen”, u shpreh vushtrriasi.