image Rashani e refuzoi ofertën nga MLS për shkak të Kosovës

Futboll

Sport/ Rashani e refuzoi ofertën nga MLS për shkak të Kosovës

news image

Elbasan Rashani e ka refuzuar një transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të Kosovës.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, ka zbuluar se ka pasur dy oferta gjatë afatit kalimtar të janarit, por që i ka refuzuar për të mbetur tek Odd në Norvegji.

“Kam pranuar një ofertë nga Real Salt Lake. Ishte një ofertë shumë e mirë. Nuk dua të futem në detaje se çka ndodhi, por nuk u realizua këtë herë”, citohet të ketë deklaruar Rashani për Nettavisen.

Anipse do të ishte mundësi e mirë për të në SHBA, ai ka thënë se dëshiron të jetë me përfaqësuesen.

“Do të ishte mundësi e mirë për mua atje, por janë disa gjëra që duhet të mendohen. Përfaqësuesja e Kosovës ndër të tjera. SHBA-ja është larg dhe unë dua të jem në përfaqësuese. Ne jemi dy ndeshje larg Evropianit”.

Më tej, lojtari ka zbuluar se ka pasur edhe një ofertë nga Sporting Gijon në Spanjë.