Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur tragjike votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë mbrëmë në Kuvendin e Kosovës.
Në një reagim në postimin e ambasadorit Boris Ruge, zv.president i Konferencës së Munihut, ka shkruar në Twitter se tash votat janë vjedhur sërish nga të vjetërit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetërit sërish. Tragjike”, ka shkruar ajo.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan me shumicë votash rrëzimin e Qeverisë Kurti. 82 deputetë votuan pro, 32 kundër, ndërsa një deputet abstenoi. /Gazeta Sinjali/