Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi që Këshilli i BE-së bisedoi sot për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke mos dhënë asnjë datë konkrete për përfundimin e këtij procesi, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se është e lumtur që kjo temë është diskutuar nga KE, por thotë se kjo nuk mjafton.
Von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës duan një datë konkrete se kur do të liberalizohen vizat për ta.
“Jam e lumtur kur shoh që Këshilli Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por kjo nuk mjafton. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë një afat të qartë kohor. Dhe kjo varet vetëm nga Këshilli”, ka shkruar ajo në Twitter.
I am happy to see that @EUCouncil has discussed #Kosovo visa liberalisation. But it is not enough. Citizens of Kosovo want to have a clear timeline. And it depends only on the Councilhttps://t.co/CxMhWJPjgz
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 30, 2020
Në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Europian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.
Po ashtu, aty thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.
Këshilli i BE-së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës./Gazeta Sinjali/