image Raportohen dy persona të zhdukur në Viti

Siguri

Raportohen dy persona të zhdukur në Viti

news image

Dy persona në Viti janë raportuar të zhdukur për 24 orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, gjatë ditës së mërkurë është raportuar rreth orës 21.00 se një person ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Për të dyja rastet policia ka bërë të ditur se janë duke u hetuar. /GazetaSinjali/