image Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që rrahu brutalisht një grua në Prishtinë - Sinjali

Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që rrahu brutalisht një grua në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka publikuar pamje se si Feim Berisha ka ushtruar dhunë brutale ndaj një gruaje, në marketin “Interex”, në Prishtinë.

E menjëherë pas publikimit të pamjeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin