image Raportimi i Sinjalit/ IPK del në vendin e ngjarjes ku dyshohet se gjuajti polici në Veri, kryeshefi e konfirmon për Sinjalin

Siguri

Raportimi i Sinjalit/ IPK del në vendin e ngjarjes ku dyshohet se gjuajti polici në Veri, kryeshefi e konfirmon për Sinjalin

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht për të shtënat me armë zjarri, në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor. Lidhur me rastin, zyrtarët e Inspektoratit Policor kanë dalë në vendin ku dyshohet se u gjuajt.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se pasi kanë marrë informacionet e para në lidhje me këtë rast, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes.Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së.”

Ndryshe, sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të dy të dyshuarve (vëllezërve mes vete).

Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, të dyshuarit kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.

Deri më tani, sipas sinjalizuesit nuk ka persona të arrestuar, teksa dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja.

/GazetaSinjali/