image Ekskluzive: Sinjali zbulon identitetin e gjashtë të arrestuarve për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares në muajin qershor

Ekskluzive

Ekskluzive: Sinjali zbulon identitetin e gjashtë të arrestuarve për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares në muajin qershor

news image

Në kuadër të zhvillimeve hetimore për rastin e rëndë të 11-vjeçares nga Prishtina e cila dyshohet se është viktimë e trafikimit dhe keqpërdorimit seksual, dje janë arrestuar gjashtë persona, si të dyshuar për për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë: Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku.

Të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.

Ndërkohë edhe një person është arrestuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i fëmijëve’, ku viktimë ka qenë po ashtu një vajzë e mitur.

Kujtojmë që akti çnjerëzor ndaj vajzës së mitur e cila të shtunën e kaluar dyshohet se u dhunua seksualisht për orë të tëra nga pesë persona, ngjalli reagime të shumta të cilat u përcollën edhe me një protestë ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për gratë e vajzat që janë viktima të keqpërdorimit seksual.

Pesë të dyshuarit për këtë rast, prej tyre tre të mitur, tashmë janë dërguar në paraburgim dhe ngarkohen me veprën penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/