image Raportimi i Sinjalit/ Gjobitet qytetari që parkoi në mes të rrugës në Prizren

Sociale

Raportimi i Sinjalit/ Gjobitet qytetari që parkoi në mes të rrugës në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi të shtunën se dy vetura ishin parkuar në mes të rrugës në Prizren, duke pamundësuar kalimin e qytetarëve.

Jo rrallë herë qytetarët gjejnë “zgjidhje” për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e kësisoj duke i penguar dhe qytetarët për të kaluar.

Një parkim i tillë ishte bërë pardje në Prizren, në lagjen “Xheladin Hana”, ku dy vozitës kishin parkuar veturat e tyre në një rrugë në të cilën kanë pamundësuar kalimin e qytetarëve me vetura.

/GazetaSinjali/