image Raportimet për dorëheqje të tre policëve serbë, Hovenier: Zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të punojnë pa frikësime

Siguri

Raportimet për dorëheqje të tre policëve serbë, Hovenier: Zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të punojnë pa frikësime

news image

Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit ku u raportua për dorëheqje tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Hovenier ka shkruar në Twitter se Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime.

”Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Ndjekim nga afër këto zhvillime”.

Rreth kësaj ka reaguar edhe Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ku tha se është i shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se këto zhvillime shqetësuese po i ndjekin nga afër dhe tha se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Po i shoh me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë”, tha ai.

Ai tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti.

“Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policimit efektiv, efikas, përfaqësues dhe të përgjegjshëm në fushëveprim më të gjerë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/