image Hovenier flet për sanksionet e mundshme të SHBA-së ndaj Serbisë: Do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces

Politikë

Hovenier flet për sanksionet e mundshme të SHBA-së ndaj Serbisë: Do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces

news image

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë është pyetur nëse SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë.

Ai ka thënë se autoritetet amerikane ende janë duke tentuar të kuptojnë më shumë.

“Mirëpo, është qëndrim i prerë i Qeverisë amerikane që përgjegjësit për këtë krim, si për krimin e vrasjes së zyrtarit policor, për përdorimin e forcës për ta kontrolluar një objekt fetar, për përfshirje në shkëmbim të zjarrit me policinë legjitime dhe shërbimet e sigurisë së Kosovës, duhet të mbahen përgjegjës. Ne duhet ta përfundojmë këtë proces, mirëpo do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces, për të garantuar se përgjegjësit mbajnë përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Ndër të tjerash, Hovenier është pyetur edhe për ekstradimin e mundshëm të Radoiçiqit.

Temën e ekstradimit të Radoiçiqit, ambasadori amerikan e ka konsideruar si goxha komplekse, dhe se nuk e di nëse SHBA-ja duhet të japë një mendim për këtë gjë, duke e përmendur faktin që Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Megjithatë, e di, që disa marrëveshje të Brukselit kanë dispozita për ndihmën e ndërsjellë juridike dhe mendoj se kjo çështje është edhe politike dhe teknike”, deklaroi Hovenier.

/GazetaSinjali/