image Hovenier: I vlerësoj përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Politikë

Hovenier: I vlerësoj përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që dje është takuar me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

“Jam i nderuar që kam takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutash dje. Ne përsëritëm përkushtimin tonë të vendosur ndaj misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Unë vlerësoj përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë,” Hovenier ka shkruar në rrjetin social.“X”.

Më 10 tetor, gjeneral-majori turk Ozkan Ulutash mori postin e komandantit të misionit të NATO-s nga gjenerali Anđel Mikel Ristuća.

Ozkan Ulutaš është komandanti i 28-të i KFOR-it që nga viti 1999, kur NATO hyri në Kosovë.

/GazetaSinjali/