image Raportimet për ambasadorin Berishaj, zëdhënësi i VV-së: Lajme nga Serbia dhe lufta direkte e Vuçiqit

Politikë

Raportimet për ambasadorin Berishaj, zëdhënësi i VV-së: Lajme nga Serbia dhe lufta direkte e Vuçiqit

news image

Emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt ka qenë shumë i përfolur që një kohë pas raportimeve se është përfshirë në disa skandale. Kjo ka bërë që të kërkohet shkarkimi i tij, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Nga partia në pushtet janë deklaruar disa herë për këto raportime. Së fundmi zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka komentuar lajmet që po qarkullojnë rreth Berishajt. Sipas tij këto lajme burimin e kanë te presidenti serb.

“Beteja me lajme nga Serbia që vinin direkt si rezultat i paktit Jansha-Vuciq kishin adresë presidentin e Serbisë. 

6. Opozita e Kosovës dhe qarqe të caktuara mediatike të cilave nuk ka nevojë t’u përmendet emri sepse dihen publikisht qartësisht janë bërë pjesë e kësaj skeme duke u vënë në shërbim të plotë të lajmeve nga Serbia dhe lufta direkte e Vuçiqit, madje fatkeqësisht ai më shumë vullnet gjeti në portalet e opozitën e Kosovës sesa në Serbi, për Slloveni mos të flasim sepse kjo çështje është veçse inekzistente.”, ka shkruar ai mes tjerash.

E kishim të qartë në fillim, por në ecje e sipër dolën dhe gjëra të reja dhe mjaftë të rëndësishme në hulumtimin e…

Posted by Arlind Manxhuka on Sunday, January 29, 2023

/GazetaSinjali/