image Raporti i KQZ-së: LVV partia më e pasur, AAK më e varfëra

Politikë

Raporti i KQZ-së: LVV partia më e pasur, AAK më e varfëra

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport. Në bazë të këtij raporti partia e Kurtit ka mbi 2 milionë euro 105 mijë euro të hyra vjetore dhe shpenzimet i ka më të larta.

Mbi 1.3 milionë euro ka shpenzuar partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit të kaluar për fushatë zgjedhore.

LVV-ja ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet e strukturave të saj. Shpenzimet për këtë kategori kapin shumë prej 600 mijë eurove.

Pas VV-së vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila ka mbi 823 mijë euro të hyra gjatë vitit 2021.

Edhe PDK-ja ka më shumë shpenzime sesa të hyra, ka dalë në humbje mbi 49 mijë euro.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbi 583 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2021.

Partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku ka shpenzime mbi 1 milion e 178 mijë euro, duke pasur deficit të lartë.

Partia më e varfër në bazë të këtij raporti po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.

Kjo parti ka të hyra mbi 294 mijë euro, ndërkaq shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.

/GazetaSinjali/