image Raportet me Amerikën në pikë kritike, e thotë edhe deputeti i VV-së: Kjo është fatkeqësi për Kosovën

Raportet me Amerikën në pikë kritike, e thotë edhe deputeti i VV-së: Kjo është fatkeqësi për Kosovën

news image

Zhgënjimin amerikan me Kosovën e ka vlerësuar si fatkeqësi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Haki Abazi, në konferencën rutinore për shtyp të së premtes.

“Nuk ka gjë e cila është sot jopublike. Është fatkeqësi qe kemi qëndrime jo të qarta sa i përket targave dhe asociacionit. Tani në këtë situatë duhet patjetër që ne të bëjmë lëvizjen e parë”.

“Unë kam qenë i angazhuar që të jap propozime që të mos vie këtu ku jemi sot. Për 10 vite dialogu ka prodhuar një strukturë fragjile të marrëdhënieve me Serbinë, dhe kjo u shkatërrua për një ditë me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haki Abazi.

Alaramante, sipas tij, është çështja që është ngritur kohëve të fundit rreth asaj se, siç tha ai, “sa i kemi lënduar marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtar dhe pse na ka ardhur situata në këtë moment ku jemi tani”.

Çështje urgjente, e vlerësoi Abazi, që akterët politik të kthehen në tavolinë, për siç tha ai, “dizajnimin e politikës së jashtme dhe qëndrimeve mirë të analizuara”, derisa edhe shprehu gatishmërinë personale për t’u angazhaur rreth kësaj.

“Partnerët kanë kërkuar shtyje të marrëveshjes për targat dhe zbatim të marrëveshjes për asociacionin, siç thotë populli ujkun e kemi në torishtë tanimë e qartë kush e ka sjellë, kjo është bërë në kohë dhe rrethana të vështira dhe shumë të dyshimta nga ata që nuk janë në politikë”.

“Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet për energjinë dhe targat as marrëveshjet tjera, por partnerët po kërkojnë që të kryhen obligimet e nënshkruara nga ana e Kosovës në mënyrë që Serbia të mos ketë hapësirë”, vazhdoi ai.

/GazetaSinjali/