image Ranieri shumë afër ta marr drejtimin e kampionit

Futboll

Ranieri shumë afër ta marr drejtimin e kampionit

news image

Claudio Ranieri drejtoi Sampdorian në dy vitet e fundit.

Trajneri i njohur italian, i cili kreu mrekullinë pesë vite më parë duke fituar Premier League me Leicester City, do të vazhdojë karrierën në Ligue 1.

69-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Lille dhe së shpejti do të zyrtarizohet si tekniku i ri i skuadrës kampione të Francës.

Lille i befasoi të gjithë sezonin e kaluar, zhvilloi një sezon fantastik dhe rrëzoi PSG nga froni duke fituar titullin kampion. Tani do të ketë në stol një ekspert si Ranieri. /Gazeta Sinjali Sporti/