image Ranieri: Mourinho njeriu i duhur për ta rikthyer Romën në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ranieri: Mourinho njeriu i duhur për ta rikthyer Romën në Ligën e Kampionëve

news image

Tekniku italian, Claudio Ranieri ka folur për Romën dhe trajnerin Jose Mourinho, duke thurur lavde për këtë fundit dhe duke theksuar se ai është njeriu i duhur i Romës për ti synuar sukseset.

Sipas Ranierit, Mourinho është drejtuesi që Roma po kërkonte dhe ai do të rikthejë klubin në Ligën e Kampionëve.

Fjalët e ish-trajnerit për Romën: “Më pëlqen ky ekip. Lëvdata për Mourinhon, ai është lideri që ju po kërkoni.”

Pasi u largua nga Sampdoria qershorin e kaluar, Claudio Ranieri po studion dhe vëzhgon futbollin dhe në veçanti Romën, ekipin me të cilin është veçanërisht i lidhur për shkak të kaluarës së tij si menaxher me këtë skuadër.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Ranieri foli për ekipin e ‘Giallorossi’ duke thënë se e pëlqen këtë skuadër aktuale që ka Roma dhe me Mourinhon ata do të jenë edhe më të fortë.

“Më pëlqen kjo Romë, më pëlqeu edhe ajo e vitit të kaluar sepse pashë dëshirën e lojtarëve për të ndjekur udhëzimet e Fonsecas dhe pashë dëshirën e tyre për të ecur përpara.”

“Ekipi është tashmë më i fortë. Me Mourinhon ata do të jenë më të balancuar. Jam i sigurt se ai do ta çojë Romën në Ligën e Kampionëve” theksoi italiani.

Tekniku italian shtoi se portugezi mund të jetë ai që klubi romak po e kërkon për një kohë të gjatë.

“Mourinho është dikush që ka fituar shumë dhe që di të udhëheqë një grup. Roma do ta lartësojë atë. Romakët e duan këtë lloj trajneri dhe José është ai që i pëlqen të ndjej ngrohtësinë e publikut.

Romanistët do t’i japin atij shtysën që ai dëshiron dhe ai mund të jetë udhëheqësi që ekipi po kërkonte.”

Italiani në fund foli edhe për dy lojtarët romak, Zaniolo dhe Shomurodov.

“Rikthimi i një lojtari si Zaniolo do të jetë i rëndësishëm. Pas dy operacioneve në gju ai ka nevojë për fat. Ky duhet të jetë viti i shërimit për të.

Jam shumë i lumtur edhe me ndikimin e Shomurodov. E doja në Sampdoria, edhe para se të mbërrinte në Genoa. Ai ka shpejtësi dhe di si të sulmojë hapësirat. Më duket se ai tashmë ka treguar se di të shënojë, përveç altruizmit të tij. Nëse vazhdon kështu, njerëzit do ta duan atë”, ka përfunduar italiani 69-vjeçar. /GazetaSinjaliSporti/