Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka ofruar ndihmë financiare Shqipërisë pas dëmeve materiale që u shkaktuan si pasojë e tërmetit të fuqishme që goditi Shqipërinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se menjëherë pas këtij lajmi, i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt.
Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet.
“Kam udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/